Celularët e rinj Huawei, nuk mund të përdorin më aplikacione të Google

Gjenerata e re e telefonave të Huawei mësohet se nuk do të kenë më disa prej aplikacione të njohura të Google, duke përfshirë YouTube dhe Google Maps.

Një fakt  i tillë u konfirmua nga Google dhe ka ndodhur për shkak të ndalimit që qeveria amerikane bëri ndaj shitjes së produkteve për Huawei.

Në këtë mënyrë Google  nuk mund të licensojë aplikacionet e saj në telefonat e rinj Huawei. Diçka e tillë do të thotë se telefonat e rinj të Huawei nuk do të kenë as akses në “Play Store”, duke u hequr mundësinë përdoruesve për të përdorur aplikacionet e njohura.

Pak kohë më parë qeveria e SHBA i ndaloi kompanitë amerikane që të shisnin produkte për gjigandin kinez Huawei duke pretenduar se cënohet siguria kombëtare.

Megjithatë më Presidenti i Amerikës Donald Trump u shpreh se mund të bëheshin disa lëshime. Por  autoritetet zyrtare amerikane nuk kanë dhënë ende asnjë licencë që kompanitë të bëjnë tregti me Huawei. Sistemi operativ Android mund të instalohet në smartphone apo tablet nga çdo prodhues.

Megjithatë për të patur në përdorim disa aplikacione kompanitë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Google, për shkak se shumë prej këtyre aplikacioneve i përkasin kësaj kompanie. Bëhet fjalë për aplikacione si Maps, Play Store, YouTube, Photos etj./Opinion.al/