Celina në garë për golin e muajit nga Sky

Bersant Celina është në mesin e tre kandidatëve në garë për çmimin e golit më të bukur muajit janar nga “Sky Bet EFL Goals”.

Në garë për të çmim janë kampionatet Championship, League One dhe League Two, transmeton Koha.net.

Celina është në garë për golin e tij të bukur ndaj Ipswichit më 13 janar. Ai kishte mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.

Ai ka përballë Steve Morisonin (Millwall) dhe James Maddisonin (Norwich).

KËTU mund të votoni për golin më të bukur të janarit nga Sky. Votimi është i hapur deri më 13 shkurt.

Aktualisht Celina është në vendin e dytë me 41 për qind të votave, 4 për qind më pak se James Maddisoni.