Çdo minutë 29 milionë mesazhe në WhatsApp

Çdo 60 sekonda në botë dërgohet 29 milion mesazhe në WhatsApp dhe 156 milion emaile, 243 mijë foto postohen në Facebook dhe 65 mijë foto në Instagram, 350 mijë twit në Twitter dhe ngarkohen 210 mijë snap në Snapchat.

Ajo që ka bërë këtë përllogaritje është një qendër Ekonomike Digitale (Ced), e cila ka prezantuar një raport në Romë, shkruan Ansa.

Çdo minutë rreth 3.8 milion kërkime në Google dhe 2 milion telefonata në Skype, krijohen rreth 120 adresa të reja në Linkedln dhe bëhen rreth 25 mijë postime në Tumblr dhe 18 mijë takime dashurie në app Tinder, të gjitha në një minutë.

Në fushën audiovizive gjithmonë sipas raportit, çdo minutë në glob përdoruesit e Spotify dëgjojnë rreth 1.5 milion këngë dhe të abonuarit në Netflix shohin 87 mijë orë filma.

Më shumë se 16 mijë video janë parë në Vimeo, ndërsa në platformën Youtube, gjithmonë në 60 sekonda, përdoruesit ngarkojnë 400 orë filmime.