Çdo i katërti fluturim në Zvicër ka vonesa

Çdo i katërtti aeroplan zviceran këtë verë ishte vonuar së paku 16 minuta. Si rezultat, shumë pasagjerë humbën fluturimin e tyre lidhës dhe u bllokuan në aeroporte, duhej të rezervohej një fluturim tjetër ose duhej të qëndronin në një hotel.

E kjo kushton para: “Kostoja e kujdesit ndaj këtyre pasagjerëve është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar”, shkruan filiali i “Lufthansa”, përcjell albinfo.ch.

Shpenzimet do të barten nga vetë linjat ajrore.

Problemi është rritja e shpejtë. Nga Brindisi, nëpërmjet Barcelonës në Bangkok: Këtë verë, kaq shumë zviceranë ishin përballur nga ethet e udhëtimit si kurrë më parë. Në korrik, më shumë se tre milionë pasagjerë përdorën aeroportin e Cyrihut. Shifër rekorde.

Numri i ditëve në të cilat janë trajtuar më shumë se 100.000 pasagjerë është dyfishuar këtë verë. Dhe vetë kompania ajrore raporton shifra rekorde. Numri i udhëtarëve vazhdon të rritet, në korrik, shfrytëzimi i fluturimeve kishte shënuar 89.5 për qind.

Pasagjerët kanë të drejtë në miliona

Me këtë është dyfishuar edhe kostoja e vonesave, siç shkruan “Swiss”.

Në fakt, në vitet e fundit, kompanitë janë krijuar gjithnjë e më shumë për të ndihmuar udhëtarët të kërkojnë kompensimin e tyre për shkak të vonesave.

Siç shkruan “Blick”, bazuar në informacionin nga “Airhelp”, gjatë vitit 2018 ishin 2500 fluturime me vonesa, ose janë anuluar dhe në Zvicër kanë humbur fluturimin lidhës. Si pasojë, pasagjerët zviceranë kanë të drejtën e kompensimit, që shkon në shumë se 143 milionë franga zvicerane.

Për një vonesë prej tri orësh, pasagjerët e fluturimit kanë të drejtë për kompensim deri në 600 euro, sipas SWISS, kompani e cila kishte regjistruar një fitim prej 330 milionë frangash zvicerane në gjysmën e parë të 2018-ës, dhe po përpiqet të luftojë përsëri me juridiksionin e BE-së.