Cavani thyen heshtjen, zbulon çfarë ndodhi me Neymarin

Edinson Cavani ka thënë se nuk ka nevojë të jetë shok me dikë vetëm pse luajnë në të njëjtën skuadër.

Edinson Cavani ka pranuar se bisedoi me Neymarin në zhveshtoren e Paris Saint-Germain pas përplasjes së tyre për ekzekutimin e penalltisë në ndeshjen kundër Olympique Lyon në Ligue 1.

Për më tepër, sulmuesi uruguaian ka thënë se nuk ka nevojë të jetë shok me dikë vetëm pse luajnë në të njëjtën skuadër.

“Siç e kam thënë edhe në të kaluarën dhe dua të jem realist, e di se në futboll nuk duhet të jeni shokë me gjithë botën”, deklaroi Cavani, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të jeni profesionist dhe t’i respektoni bashkëlojtarët në fushë, edhe në stërvitje edhe gjatë ndeshjes”, theksoi ai.

“Kam biseduar me Neymarin dhe i kam thënë atë që mendoj, por janë gjëra që mbeten në zhveshtore”, u shpreh Cavani.