Casillas largohet nga Porto

Iker Casillas është i gatshëm të gjejë një skuadër të re.

Iker Casillas do të largohet nga Porto, gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja portugeze “A Bola” raporton se portieri spanjoll është i gatshëm të gjejë një skuadër të re.

Casillas është përplasur me trajnerin Sergio Conceicao i cili e ka lënë jashtë formacionit bazë në dy ndeshjet e fundit.

Andaj, çështja do të zgjidhet vetëm me largimin e ish kapitenit të Real Madridit në fillim të vitit 2018.