Caktohet data e revanshit mes Wilderit dhe Furyt

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, do të përballen sërish.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, u ndanë baraz, pasi juria dha pikët e barabarta për të dy.

Kështu, të dy boksierët e peshave të rënda do të ripërballen, për ta caktuar fituesin e meçit dhe kampionin e WBC-së.

Këtë titull, aktualisht e mban Wilder, ndërsa Fury do të tentoj t’i marrë atë, përcjell “lajmi.net”.

Revanshi i peshës së rëndë mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet në pranverën e vitit 2019 dhe palët synojnë që kjo sfidë e dytë mes dy kampionëve të pamposhtur të ringut të zhvillohet më datën 13 prill (vendi ende nuk dihet).

Lajmin e ka konfirmuar sot promotori i boksierit britanik, që tha se palët janë ulur në bisedime për të zhvilluar edhe një përballje të dytë, pas suksesit që pati sfida e parë, e mbyllur në barazim.

Interesant fakti se 13 prilli është e njëjta datë kur do të duelojë edhe kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, në stadiumin “Wembley” të Londrës (ende nuk dihet rivali), shkruan “lajmi.net”.

Duket se Wilder dhe Fury duan t’i bëjnë karshillëk Joshua, duke qenë se sfida e tyre ka shumë më tepër shikues dhe PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Gjithsesi, për momentin gjithçka është ende e pakonfirmuar zyrtarisht, pasi palët janë ende në bisedime.