Cakaj i tronditur pasi Handke fiton Çmimin Nobel: Vendim i turpshëm

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, është shprehur i tronditur që Akademia e Suedisë shpërbleu me Çmimin Nobel për Letërsi, shkrimtarin austriak, Peter Handke.

“Si një besimtar i pasionuar në bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për ta pasuruar përjetimin njerëzor dhe si një viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i tmerruar nga vendimi për t’u shpërblyer me çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi gjenocidit”, ka shkruar Cakaj në Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Çfarë veprimi të ulët dhe të turpshëm po e shohim më 2019!”.