Burgu ‘human’ që ngjan me një resort luksoz skijimi (Foto)

Gjatë vitit që vjen, në Grenlandë do të hapet ‘burgu human’ ku do të qëndrojnë, disa nga kriminelët më famëkeq.

Ny Anstalt, që po ndërtohet në një pjesë malore të kryeqytetit Nuuk, pritet t’i plotësojë nevojat shtetërore që ka mungesë burgjesh, transmeton Telegrafi.

Por, ka një sistem ndryshe akomodimi dhe të burgosurit nuk do jenë të izoluar, gjë që besohet se do të përgatisë më lehtë për jetë normale.

Qendra e ndëshkimit i ka 76 qeli, secila me nga 12 metra katrorë. Prej tyre, 40 do të jetë të mbyllura – për ata më të rrezikshmit, teksa 36 tjera të hapura.

Të burgosurit e dëgjueshëm, do të jenë të privilegjuar dhe u mundësohet të shkojnë në qytet për të punuar, me kusht që të kthehen sërish në mbrëmje.

Megjithëse qelitë janë të vogla, kanë orendi praktike dhe të rehatshme, si dhe panelet e mëdha nga xhami, që ofrojnë pamjet mahnitëse të maleve. Gjë që pritet të jetë shumë qetësuese, në mënyrë që të mos ketë zënka mes tyre.

Brenda ka kuzhinë dhe salla të shumta, ku të burgosurit mund të shërbehen dhe të shoqërohen. Përjashta ndodhen qendrat sportive, një bibliotekë dhe një faltore.

“Mund të ikësh nga burgu, sepse nuk ka mur të lart, por mjafton të shikosh nga dritarja dhe të ikësh prej vetës. Pasi të kesh përfunduar dënimin, do jesh një njeri më i mirë” përshkruhet projekti që është punuar nga ekspertë të drejtësisë, në bashkëpunim me psikologë.Burgu ‘human’ që ngjan me një resort luksoz skijimi (Foto)

Gardianët nuk do të kenë armë, si dhe do të kenë sistem të veçantë komunikimi me të burgosurit, që të jenë sa më miqësorë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE