Buffonit i ofrohet posti i Ministrit të Sportit në Itali

Gianlugi Buffon është një prej futbollistëve më të suksesshëm italian.

Ai deri më tani ka fituar një herë titullin e kampionit të botës dhe para pesë vjetëve pësuan humbje në finalen e evropianit të vitit 2012 prej Spanjës.

Njëherë kampion i botës
Portieri ka paralajmëruar pensionimin prej futbollit aktiv pas botërorit të vitit të ardhshëm me kombëtaret.

Megjithatë, 39-vjeçarit i është ofruar një punë e re pas largimit nga futbolli. Ai ka rast të bëhet ministër i Sportit në Itali, nëse fiton partia “Rinascimento”.

“Nëse fitojmë zgjedhjet, Buffoni do të jetë Ministri i ri për Sport. Ai përfaqëson kombëtaren dhe është afër pensionimit. Është i interesuar në artë dhe politikë”, ka thënë presidenti i partisë, Vittorio Sgarbi.

Fitues i Ligës së Evropës në sezonen 1998/1999

Ndryshe, Buffon është një ndër lojtarët që ka ndërruar më së paku klube, ku prej vitit 1995-2001 mbrojti ngjyrat e Parmas dhe në 16 vjetët e fundit është portier i Juventusit, ku ka pasur 493 paraqitje.

Me këtë të fundit vlen të theksohet se ka fituar dhjetë tituj të Serie A me Juven, ndërsa ka fituar vetëm një titull evropian me klube, atë të Ligës së Evropës me Parmën.