Bruksel, për shkak të grevës të mërkurën anulohen të gjitha fluturimet

Për shkak të grevës së punonjësve në sektorin e transportit, të mërkurën më 13 shkurt, do të anulohen të gjitha fluturimet në aeroportin e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i aeroportit Marc Descheemaecker deklaroi se greva mund t’i kushtojë ekonomisë së vendit nga 10 deri në 13 milionë euro.

Descheemaecker tha gjithashtu se fluturimet do të ridrejtohen në aeroportet e vendeve fqinje.

Brussels Airlines ka vendosur të anulojë 222 fluturime në ditën kur është planifikuar greva.

Pritet që ky vendim të ndikojë tek rreth 16.000 pasagjerë.