Brohoritje “Kosova është Serbi” para hotelit të kombëtares, ndërhyn policia çeke

Një numër i vogël i tifozëve çekë janë afruar afër hotelit ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës duke brohoritur ‘Kosova është Serbi’.

Ky numër i vogël i tifozëve është larguar pas një intervenimi shumë të shpejtë të policisë, për të mos lejuar edhe më të voglën përplasje të tifozëve.

Vlen të ceket se në afërsi të hotelit ku po qëndron Kosova, gjenden një numër i madh i forcave policore.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës fillon nga ora 20:45 dhe luhet në ‘Doosan Arena’.