Britania shpreh keqardhje nga vendimi i SHBA-ve

Britania e Madhe shpreh keqardhje lidhur me vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në lidhje me vendimin e Washingtonit për t’u tërhequr nga ky këshill tha se “Vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga Këshilli i i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është për keqardhje”.

Ai tha se vendi i tij nuk e fsheh atë që Këshilli duhet të reformohet.

“Jemi të vendosur për të punuar në fuqizimin e brendshëm të Këshillit. Vazhdon dhe nuk do të ndryshojë mbështetja e Britanisë së Madhe për Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Për këtë arsye do të vazhdojmë ta mbrojmë dhe mbështesim Këshillin”, tha Johnson.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, deklaroi se vendi i saj është tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ajo tha se “ky këshill nuk është i denjë për emrin”.