Britania shkon në zgjedhje

Kryeministrja britanike Theresa May kërkoi që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor duke argumentuar se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar stabilitetin përballë Brexit-it.

Kjo lëvizje e papritur vie pas spekulimeve se kryeministrja do kërkoj zgjedhje për të mbështetur pozicionin e saj parlamentar.

Sipas rregullave ligjore, zgjedhjet e ardhshme nuk do të mbaheshin deri në vitin 2020, megjithatë do të mbahet një sondazh për të parë mbështetjen nga dy të tretat e deputetëve.

Kryeministrja do të mbajë një takim me përfaqësuesit e Dhomës së Komuneve, ku edhe do t’u bëjë thirrje deputetëve për të mbështetur zgjedhjet. /MESAZHI/