Britania pranon marrëveshjen e Brexit-it

Qeveria britanike ka rënë dakord me tekstin e marrëveshjes së ofruar një ditë më parë nga Bashkimi Europian. Media ndërkohë njoftuan se çdo ministri i është kërkuar të takohet kokë më kokë me kryeministren të martën në mbrëmje.

Kryeministrja britanike Theresa May ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit të mërkurën për të diskutuar projekt-marrëveshjen e Brexit-it. Sipas BBC-së, teksti është dakordësuar në nivel teknik pas negociatave intensive këtë javë.

“The Sun” raportoi se çdo ministri i është kërkuar të takohet kokë më kokë me kryeministren të martën në mbrëmje. Çështja e fundit që kërkoi më shumë bisedime ishte ajo e kufirit irlandez.

Më herët ministrat njoftuan se do të publikonin marrëveshjen e plotë përpara se ajo të miratimit përfundimtar nga Parlamenti.

Ndërkohë Bashkimi Europian mësohet se Bashkimi Europuian tha se nuk do të vendosë regjim vizash për shtetasit britanikë, në rast se marrëveshja dështon.

/Ora News.tv/