Britania përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm, përmbytje në shumë zona

Shirat e rrëmbyeshëm në Britani kanë shkaktuar shumë problem teksa katet e para të shumë shtëpime janë përmbytur.

Sipas meteorologëve në Britani, sasia e shiut që ka rënë Brenda 1 ore është e barazvlefshme me sasinë mesatare të rreshjeve të një muaji.

Një rezidencë pranë Sheffield përballet me përmbytjet më të mëdha, shkruan oranews.

Meteorologët skocezë parashikojnë mbërritjen e rrymave të ftohta nga arktiku që do të sjellë dhe rreshje të dëndura dëbore.

Vetëm disa javë më parë Britani u godit nga stuhia Lorenzo me erëra që arritën një shpejtësi deri në 100 km/h.

Ajo solli shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin. Shërbimi meteorologjik irlandez shpalli gjendjen e emergjencës si dhe deklaroi që priteshin rreshje më të dendura në ditët në vijim.

Gjatë kohës u regjistruan përmbytje në 43 zona përgjatë Britanisë dhe 11 në Angli. Në zonën e Isle of Man, lumi që përshkon qytetin doli nga shtrati duke izoluar qytetarët në shtëpitë e tyre.

Shteti vuri në lëvizje strukturat e ndihmave të cilët filluan një operacion shpëtimi për banorët.

SHPËRNDAJE