Britania goditet nga një stuhi e fuqishme

Britania e Madhe, përfshirë Londra, u godit sot nga një stuhi e fortë që çoi në anulimin e fluturimeve dhe bllokoi linjat hekurudhore.

Stuhia “Doris”, që bashkon shirat me erërat e forta, do të godasë disa rajone nga jugu në veri të Britanisë së Madhe”, theksuan autoritetet duke paralajmëruar kundër dëmeve materiale.

“Erëra me fuqi 151 kilometra në orë u regjistrua sot në veri të vendeve të Uellsit”, sipas policisë. Në Irlandën e Veriut, menaxheri i rrjetit elektrik njoftoi për 20 000 klientë të privuar nga energjia. “Në aeroportin londinez të “Heathrow”-t, më i madhi në vend, rreth 10 për qind e fluturimeve do të anulohen”, njoftoi aeroporti në një komunikatë. Edhe linjat hekurudhore janë prekur gjithashtu nga stuhia duke shkaktuar vonesa dhe anulime të trenave.