Britania dhe BE bisedime për marrëveshjen e Brexit-it

Qeveritë e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe të premten u dakorduan të hapin negociatat intensive “të mbyllura” për të arritur një marrëveshje për Brexit-in javën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA). 

Dakordimi për përshpejtimin e bisedimeve në një përpjekje për të siguruar marrëveshje erdhi pas takimit midis Sekretarit britanik të Brexit-it, Stephen Barclay dhe kryenegociatori të BE-së, Michel Barnier. 

Raportohet se Barnier ka marrë dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve me zyrtarët britanik. 

“Jini të durueshëm”, ju tha Barnier gazetarëve pas takimit. 

Ai tha: “Brexit është si ngjitja në mal. Ne kemi nevojë për vigjilencë, vendosmëri dhe durim”.