Britani, Theresa May merr votëbesimin e Parlamentit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, mori votëbesimin e Parlamentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja May në votimin e zhvilluar në partinë e saj konservatore fitoi me 200 vota ‘pro’ dhe 117 ‘kundër’.

Pasi i mbijetoi votëbesimit në partinë e saj thuhet se gjatë 12 muajve ndaj May nuk do të mund të kërkohet më votëbesim ndaj saj.

Votimi i mosbesimit ndaj May u vendos për shkak se kaloi në mbi 48 numri i kërkesave për mosbesim të mbledhura nga Grupi Evropian i Kërkimeve i cili përbëhet nga mbështetësit pro Brexit.