Britani, gjenden 39 kufoma brenda një kamioni nga Bullgaria

Policia britanike ka njoftuar se janë gjetur kufomat e 39 personave në një kamion në një park industrial në Thurrock të Anglisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne u thirrëm nga një kolegë i shërbimit të ambulancës pak para orës 01:40 të mëngjesit pas zbulimit të një kontejneri kamionësh me njerëz brenda në parkun industrial Waterglade”, tha policia e Essex-it.

Essex tha se kur shërbimet e urgjencës arritën në vendngjarje zbuluan kufomat e 39 personave, të cilët sipas gjetjeve fillestare 38 janë të rritur dhe një në fund të adoleshencës.

Policia rrethoi zonën dhe arrestoi një shofer kamioni 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut me dyshimin për vrasje.

“Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Kërkimet tona janë në vazhdim e sipër për të parë atë që ka ndodhur”, tha shefi mbikëqyrës, Anrew Mariner.

Mariner theksoi se janë në proces të identifikimit të viktimave dhe u shpreh se ky mund të jetë një proces i gjatë.

“Kamioni është nga Bullgaria dhe hyri në vend në Holydead të shtunën më 19 tetor. Po punojmë ngushtë me partnerët tanë në hetim, tha Mariner.

SHPËRNDAJE