Britani, gjashtë të lënduar pasi makina goditë nxënësit

Së paku gjashtë vetë, duke përfshirë edhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime pasi një makinë u fut në një turmë jashtë një shkolle fillore britanike.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, të paktën dy fëmijë janë në mesin e atyre që janë plagosur në përplasjen jashtë Akademisë së Springhill, Birmingham dhe katër vetë janë dërguar në spital.

Siç bëhet e ditur, zona ishte e ngarkuar me prindërit që i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë dhe përplasja ndodhi në Springhill Road, Burntwood pas orës 8.35.

Një banor – i cili jeton në atë pjesë – ka thënë se makina goditi një stacion autobusi. /Telegrafi/