Brezovicë, pushuesit mbesin të bllokuar (Foto+Video)

Reshjet e shumta të borës kanë bërë që në Brezovicë të mbesin të ngujuar banorët dhe pushuesit.

Në videot e siguruara nga ndjekësit e Mesazhi.com shihen makineri të rënda që po përpiqen të lirojnë rrugën e bllokuar nga bora.
Pamjet e mëposhtme janë zhvilluar te shkolla e skijimit në Brezovicë, ndërsa situatë më e mirë nuk është as në pjesët e tjera të këtij rajoni.

Qysh javën e kaluar, meteorologët kanë njoftuar se priten reshje të mëdha bore, ndërsa është këshilluar të shmangen udhëtimet në rrugë të pafrekuentuara dhe në zona të larta malore. /Mesazhi/