“Brexit dhe Trump u japin francezëve arsye për të votuar”

Zyrtari i lartë nga e djathta ekstreme, Florian Philippot, thotë se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE) dhe zgjedhja e Donald Trumpit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u ka dhënë francezëve “arsye për të votuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përkrahësit e kandidates presidenciale nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen, kanë filluar të tubohen në sallën e kongreseve në Lyon të Francës, ku pasdite do të mbahet tubimi i partisë së saj anti emigratore, Partia e Frontit Nacional.

Në fjalimin e saj, kandidatja presidenciale do të flasë për 144 përkushtimet presidenciale të cilat i shpalosi një ditë më parë, që nënkupton një agjendë nacionaliste e cila synon të përjashtojë BE-në NATO-n dhe status quo-në.

Florian Philippot tha se njerëzit që mendonin se votimi “nuk ka shërbyer për asgjë”, sepse nuk solli asnjë ndryshim, tani kanë dëshmi se një alternativë është e mundur. Ai thotë se i pëlqejnë postimet e Trumpit në Twitter sepse siç tha “ato thyejnë mykun i cili është politikisht korrekt”.