Brenda vilës së Enver Hoxhës! Gazetari i “The Guardian” sjell pamje të rralla (Foto)

“Një vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti.”

Kështu paralajmëron gazetari i ‘The Guardian’ Shaun Walker i cili është futur brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha duke ndarë pamjet, të shoqëruara me nga një përshkrim për secilën.

Sa ishte gjallë diktatori, e gjithë ‘Zemra e Tiranës’, ish-Blloku, u mbyll për publikun. Vendin e zunë krerët kryesorë të partisë. Tani, kjo është pjesa më e gjallë e Tiranës…

D8UwWg_VUAAKPmw.jpg

Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, paranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.

D8UwVCiVUAAGEBJ.jpg

Ky është një sallon!

D8UwTwHV4AAFm2S.jpg

Këtu një zonë e këndshme dhe komode për të pushuar.

D8UwSjxUYAAHWJ8.jpg

Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.

D8UwRWjUYAAcx6W.jpg

Këto ishin pllakat e veçanta në banjon e tij.

D8UwP-PVUAEpkdp.jpg

Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë.

D8UwO12VUAAA29N.jpg

Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi.

D8UwN8aUEAAC3D4.jpg

Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.

D8UwMsQVUAErED6.jpg

Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga 74 librat e tij!

D8UwLikU0AEuK5k.jpg

Varietete të ndryshme të artit të realizmit socialist në mure.

D8UwKNYUwAAYXwx.jpg

Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.

D8UwJHHUwAAdKJQ.jpg

Diktatori jetoi këtu nga viti 1975 derisa vdiq në vitin 1985.

D8UwHHmVUAEtLhZ.jpg