Brenda një dite 43 aksidente në trafik, 20 me të lënduar

Për 24 orë kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente.

Kjo shifër vazhdon të jetë e njëjtë që sa muaj, që tregon se numri i aksidenteve nuk po bie.

Prej këtyre aksidenteve, 20 kane qenë me të lënduar, ndërsa 23 pa të lënduar.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar 1246 tiketa trafiku.

Kurse, janë arrestuar 28 persona, prej tyre 13 në mbajtje.