Brenda aeroplanit luksoz të Lionel Messit

Lionel Messi ka blerë një avion privat të cilin do ta përdorë për vete dhe për familjen e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka blerë një avion privat prej 12 milionë funte, për veten dhe për familjen e tij, shkruajnë mediet angleze, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky aeroplan do të jetë sinonim i Leo Messit, që mban numrin 10 në fund të tij.

‘DailyMail’ raporton se në shkallët që çojnë në kabinën kryesore janë të gdhendur emrat e familjes së Messit.

Avioni i Messit ka 16 vende, të cilat mund të palosen në tetë shtretër, me dy banjo dhe një kuzhinë./Lajmi.net