Brenda 24 orëve, 32 aksidente trafiku dhe nëntë persona të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur gjithsej 32 aksidente, nga to 14 më lëndime, ndërsa në 18 nga to nuk është lënduar askush.

Sa i përket tiketave të trafikut, për ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar 799 sosh, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 9 persona, 2 nga ta vazhdojnë të mbahen deri në një vendim tjetër të organeve të rendit.

Gjithsesi Policia e Kosovës vazhdon të mbajë rend dhe ligj brenda shtetit tonë.