Brenda 20 vjetësh, robotët do trajtojnë pacientë

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, brenda 20 vjetëve të ardhshme, robotët do të jenë në gjendje për të kryer kujdes ndaj pacientëve me sëmundje të çmendurisë.

Ata po planifikojnë një zgjerim të madh të inteligjencës artificiale në të gjithë shërbimin shëndetësor për operacionet rutinore dhe trajtimin, njofton Klan Kosova.

Teknologjia do të përdoret gjithashtu për ‘nxitjen’ e pacientëve drejt mënyrave të jetesës më të shëndetshme, veçanërisht nëse ata kanë diabet ose sëmundje të zemrës.

Sot, Jeremy Hunt ka shpallur një investim prej 215 milionë funte drejt asaj që është quajtur ‘gjenerata e ardhshme e trajtimeve inovative’.

Sekretari i Shëndetësisë kërkon që akademikët dhe firmat teknologjike të dalin me ide të reja për të përmirësuar kirurgjinë, trajtimin dhe kujdesin afatgjatë ndaj sëmundjes së demancias.