Brazili shkon ne cerekfinale

Kampioni i pesefisht i botes, Brazili, ka arritur qe ta mposhte Meksiken me rezultat te thelle 2 me 0, duke ia hapur deren fitores se mundshme.

Pas fitores se sotme, Brazili do te ndeshet me 6 korrik me Belgjiken apo Japonine, varesisht se kush fiton ne takimin e sotem.

Heroi i kesaj ndeshjeje ishte padyshim Neymar dhe Roberto Firmino. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën brazilianët treguan se janë ata 5 herë kampionët e botës.

Neymar në minutën e 51 dhe Firmino në fundin e takimit, arritën të thyejnë Meksikën, duke kualifikuar për në çerekfinale Brazilin. /MESAZHI/