Brazil, vritet nga policia rrëmbyesi i autobusit

Vritet rrëmbyesi i armatosur, i cili në autobusin e shërbimit publik në Rio de Janeiro të Brazilit mbante 37 pengje duke i kërcënuar se do t’i vendoste flakën autobusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e guvreantorit të Rio de Janeiro ka konfirmuar se rrëmbyesi është qëlluar nga policia.

Policia Federale e Trafikut Rrugor të Brazilit më herët gjatë ditës njoftoi se në vazhdim janë negociatat me rrëmbyesin, i cili pengjet i mbante në një autobus mbi urën që lidh Rio de Jannerio me lagjen Sao Goncalo. 

Kriza e rrëmbimit ka zgjatur që nga orët e mëngjesit, kurse rrëmbyesi gjatë ditës ka liruar gjashtë njerëz. 

Pengjet e liruara thonë se rrëmbyesi ka hedhur benzinë brenda autobusit dhe ka kërcënuar se do t’i vë flakën. 

Policia më herët njoftoi se rrëmbyesi është prezantuar si polic, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar. 

Oficerët e policisë për mediat lokale deklaruan se rrëmbyesi nuk ka paraqitur kërkesa konkrete, por se ai ishte një person me probleme psiqike. 

Sao Goncalo është paralagje e Rio de Jenairos e cila njihet për shkallën e lartë të krimit dhe dhunës.