Brazil, 20 mijë persona në lamtumirën e fundit të lojtarëve

Rreth 20 mijë njerëz mbushën stadiumin e vogël, duke qëndruar nën çadra dhe mushama kundër shiut për t’i thënë lamtumirën e fundit lojtarëve të klubit lokal Chapecoense, të cilët humbën jetën në aksidentin ajror, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i cili u rrëzua të hënën në Andet kolumbiane, ndodheshin shumica e lojtarëve dhe stafit teknik të klubit, të cilët udhëtonin në ndeshjen finale të Kupës më të rëndësishme të amerikane ku 71 nga 77 persona në bord humbën jetën, përfshirë edhe 19 lojtarët.

Shumica e banorëve të qytetit brazilian që dolën për t’i dhënë lamtumirën e fundit lojtarëve të ekipit të futbollit qëndruan jashtë në stadiumin e mbushur përplot të qytetit me rreth 210 mijë banorë.