Bozdag: Kriza e vizave Turqi-SHBA, rezultat i keqinformimit

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, e cilësoi si konstruktiv takimin mes delegacionit të Turqisë dhe atij amerikan në Ankara për tejkalimin e krizës së vizave, duke theksuar se kjo krizë ka lindur si rezultat i keqinformimit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas nesh, Turqia dhe Amerika ndodhen përballë njëra-tjetrës me një problem që ka lindur si rezultat i keqinformimit ose informimit të pasaktë. Ky takim i mbajtur në Ankara i udhëhoqi të dyja palët që të informojnë njëra-tjetrën reciprokisht për natyrën e incidentit dhe për të ndarë të dhënat e sakta. Takimi kaloi kosntruktiv dhe palët, duke i transmetuar rezultatet qeverive të tyre, u larguan për t’u pajisur me një vullnet të ri. Shpresojmë që ky problem të zgjidhet sa më parë”, tha Bozdağ.