Bournemouth – Arsenal, Xhaka dhe Mustafi luajnë nga fillimi

Bournemouthi dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në kampionatin anglez.

Topçinjtë janë mysafirë të Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit vjen nga një seri pozitive prej shumë ndeshjeve pa humbje, por pasi dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit dëshiron t’i kthehet fitoreve.

Në anën tjetër, vendasit e Bournemouthit kanë ngritur nivelin në ndeshjet e fundit dhe me një rezultat pozitiv duan t’i largohet fundit të tabelës.