Boris Johnson refuzon të kerkoj falje per fyerjen e grave me nikab

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk pranoi të kërkoj falje për komentet islamofobe që i bëri në vitin 2018, gjë që çoi në sulme dhe krime të urrejtjes anti-myslimane.

Të premten në mëngjes, ndërsa u përgjigjej pyetjeve në emisionin e radios LBC në Londër, ai tha: “Kur i përshkruaja ato sende, nuk doja të shkaktoj dhimbje apo lëndim. Në fakt, desha të sigurohem që të gjithë të ndjehen se janë të vlerësuar, nuk përballen me paragjykime apo diskriminim.

“Ju thjesht duhet të ktheheni prapa dhe të shikoni kontekstin, pasi shumica e këtyre materialeve shpërndahen me qëllim të shpërqendrimit nga çështjet themelore të kësaj zgjedhje,” u shpreh ai.

Komentet e tij raciste dhe mosduruese i bëri vitin e kaluar kur i përshkroi gratë myslimane me nikab (mbulesë fytyre) si “kuti postare”. /Mesazhi/