Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Boris Johnson është zgjedhur për të qenë pasuesi i Theresa May për të drejtuar Britaninë e Madhe si kryeministër.

Rivali i tij në garën e kreut të konservatorëve ishte Jeremy Hunt. Nga 160 mijë anëtarë me të drejtë vote, 92 mijë anëtarë votuan për Johnson, ndërsa Hunt mori 46 mijë vota.

Johnson tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe se do të vazhdojë pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli.

Ai ndër të tjera tha se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” që u zgjodh udhëheqës i Tory.

Menjëherë pasi Johnson u shpall fitues erdhi edhe urimi i Theresa May-t, e cila me anë të një reagimi në Twitter shkroi se e uron Johnson në krye të konservatorëve.

Boris Johnson do të marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën. Top Channel