Bombë autobusit: 10 të vdekur mes tyre një fëmijë

Dhjetë të vdekur dhe 27 të plagosur është bilanci i shpërthimit të një bombe, që ishte vënë në autobus në qytetin Jalalabad, në Afganistanin Lindor. 

Mes 10 të vdekurve njëri është fëmijë.

“Bomba ishte montuar në motor. Fatkeqësisht dhjetë civilë, njëri prej tyre një fëmijë, u vranë dhe 27 u plagosën”, tha Ataullah Kojiani, një zëdhënës i i policisë së Nangarhar, për agjencinë franceze.

Më pas kjo informatë u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila citonte edhe se: “Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.”

Ende nuk dihen autorët e sulmit, megjithëse xhihadistët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmësh me bomba në shërbimet qeveritare, shkolla dhe organizata humanitare vitet e fundit në Jalalabad.

Sulmi erdhi në 18 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Afganistan, e cila rrëzoi talebanët disa javë më vonë. Që atëherë konflikti është ndaluar. Talebanët dhe SHBA. madje kanë negociuar për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe përfundimin e luftës 18-vjeçare, të cilat u ndërprenë nga Donald Trump.

Armiku i parë i Talibanëve mbetet Ushtria Kombëtare Afgane dhe forcat e policisë. Qyteti i Jalalabad, afër kufirit me Pakistanin, ku prania e talebanëve është e madhe, është shpesh objektivi i sulmeve./oranews

SHPËRNDAJE