Bomba shuan familjen 11 anëtarëshe në Afganistan

Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje afgane u vranë të premten, kur automjeti i tyre ra në një bombë që ishte e vendosur në qosh të rrugës. Familja po udhëtonin me automjetin e tyre për të shkuar në një ceremoni familjare.

Pesë gra, pesë fëmijë dhe një burrë vdiqën në vend, nërsa një grua dhe dy burra u plagosën në shpërthimin që ndodhi në provincën Logar, në jug të kryeqytetit të Kabulit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani, por autoritetet provinciale fajësuan talebanët, të cilët nisën “sezonin e vrasjve të pranverës”.

Bombat e vendosura në rrugë kanë qenë arma e përzgjedhur e talebanëve në luftën e tyre kundër forcave të sigurisë së jashtme dhe atyre afgane. /MESAZHI/