Bolivi, vriten 4 persona në protestat paszgjedhore

Katër persona u vranë të shtunën në trazirat që shpërthyen pas zgjedhjeve në Bolivi, raporton Anadolu Agency (AA).

Katër prodhues të bimëve “coca” u vranë dhe 115 të tjerë u plagosën në qarkun Sacaba të provincës Chapare, njoftoi policia lokale.

Dyqind njerëz u arrestuan gjatë përleshjeve.

Përplasjet midis policisë dhe përkrahësve të ish-presidentit Evo Morales janë intensifikuar.

Numri i vdekjeve u rrit në 18 dhe kurse ai i të plagosurve ka shkuar në 500 gjatë trazirave në Bolivi, e cila është zhytrur në një krizë ku fillimisht protestuan demonstrues kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar, në të cilin Morales shpalli fitoren për mandatin e tij të katërt.

Demonstruesit dolën në rrugë, me pretendimet se rezultatet ishin të manipuluara.

Morales u tërhoq më 10 nëntor nën presionin e ushtrisë.

Pasi dha dorëheqjen, ai kërkoi azil politik në Meksikë. Para se të largohej, Morales postoi në Twitter se përfundimisht do të kthehej në Bolivi edhe me më shumë “forcë dhe energji”.

Ndërkohë, ligjvënësja e opozitës Jeanine Anez u vetëshpall si presidente e përkohshme.