Boeing po humb vendin e parë në botë

Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozicionin e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.

Rënia ndodhi për  shkak të debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtër kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.

Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet.

Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, javën e kaluar zbuloi një problem të ri me avionët MAX, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për Boeing.

SHPËRNDAJE