BMW sjellë një veturë më të mirë se “M8 Gran Coupe”

BMW së fundmi solli modelin e ri të M8 ‘Gran Coupe’, që mund të konsiderohet si modeli më i bukur i BMW-së 10 viteve të fundit.

Megjithatë, produktiviteti i kompanisë gjermane nuk përfundon me kaq. Ata kanë paralajmëruar edhe një version tjetër të serisë M, transmeton lajmi.net.

“Do kemi zëvendësim për seritë 6 të Gran Coupe”, potencoi Alpina, kompani prodhuese e automobilave, që zhvillon dhe shet versione të përformancës së lartë të veturave të BMW.

Nga ajo që Alpina ka thënë për ‘CarBuzz’, një version me 600 kuaj fuqi i X7 tingëllon shumë i mundshëm.

Vetura në fjalë, e emëruar si ‘Alpina B8’, do t’i ketë 523 kuaj-fuqi. Gjithashtu, ajo do posedojë firmën e Alpina-s në rrota dhe modifikime të tjera.

Vetura pritët të kushtojë më shumë sesa 100 mijë euro.