BMW-ja përgatitet për ta rivalizuar Mercedesin me këtë veturë

BMW i4 po krijon një kërcënues serioz për Modelin Tesla 3. Sidoqoftë, i4 është vetëm një pjesë e sulmeve të ardhshme të BMW.

Por falë fotografive të reja të realizara nga disa spiun, tashmë është kuptuar se BMW gjithashtu po përgatit një version plotësisht elektrik të serive 7 për të luftuar Mercedes EQS, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, i7 do të ofrohet me një bateri 80 kWh.

Me pakon e madhe të baterive, Series 7 në modulin elektrik mund të udhëtojë 700 kilometra me një të mbushur. Thashethemet gjithashtu sugjerojnë se do të jenë dy variante në dispozicion: një i7 dhe i7S, të cilët do mund të prodhojnë mbi 650 kuaj fuqi.

Kjo do ta bënte atë një nga modelet më të fuqishme të BMW-së. Brezi i ardhshëm BMW 7 Series pritet të arrijë në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022, kështu që i7 nuk ka gjasa të debutojë deri në vitin 2022. /

SHPËRNDAJE