BMW e Mercedes, kompanitë më fitimprurëse

0

Prodhuesit gjermanë të automjeteve luksoze, BMW dhe Daimler, ishin kompanitë që gjeneruan më shumë të ardhura në botë vitin e kaluar, sipas një studimi të publikuar sot.

Megjithatë, ky studim i zhvilluar nga kompania me qendër në Londër “Ernst & Young” (EY) deklaroi se të gjithë prodhuesit e makinave u përballën me ngadalësim të shitjeve sepse tregjet kryesore të automjeteve në botë kanë njohur rënie ekonomike.

“Ndërkohë që marka gjermane Volkswagen dhe rivali i saj japonez Toyota realizuan më shumë shitje të automjeteve në botë vitin e kaluar, BMW dhe Daimler (prodhuesi i Mercedes-Benz), realizuan më shumë të ardhura”, njoftoi EY.

“Përfitimet më të larta për shitjet në vitin 2016 erdhën nga tregu më i madhë i automjeteve në botë, Kina, ku shitjet u rritën me nëntë për qind”, tha EY-ja.

Sipas këtij studimi rritjet e automjeteve në nivel botëror u rritën vetëm me një për qind në dy muajt e parë të këtij viti.

PËRGJIGJU