Bllokohet rruga Prizren-Prevall, të tjerat të kalueshme me vështirësi

“Autostradat dhe rrugët tjera janë të kalueshme dhe të qarkullueshme por me vështirësi, pasi që ende nuk ka reaguar kripa e cila është hedhur për shkrirjen e borës”, ka thënë Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë së Trafikut Urban.

Në një prononcim për lajmi.net, ai ka treguar se rruga e bllokuar nga bora është Prizren-Prevall nga rrëshqitja e ortekëve.

“Për shkak të borës numri i aksidenteve me lëndime ka arritur në 27, me dëme materiale 100, ndërsa janë shpërndarë 376 gjoba kundërvajtës”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka bërë apel që qytetarët të përgatiten me pajisje dimërore si dhe lëvizjet të jenë të reduktuara,ndërsa këmbësorët të kenë kujdes pasi trotuaret nuk janë të pastruara mirë