Bllokohet Facebook Messenger

Facebook Messenger ka ndalur punën, dhe ka raporte të ndërprerjes së funksionit të tij në mbarë botën.

Aplikacioni për chat ka ndalur së punuari për mijëra përdorues, sipas faqes Down Detector.

Këto raporte u përhapën në të gjithë botën, thuhet nga Down Detector. Ata ishin veçanërisht të fokusuar në Filipine – por më pas problemet u raportuan kudo në botë. /MESAZHI/