Blerta Deliu dhe Ferat Shala, ministra të rinj

Deputetja e deritanishme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra është emëruar Ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është emëruar ministër i kësaj ministrie, njofton Klan Kosova.

Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar këta dy emra si ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës, në kuadër të riformatimit të Ekzekutivit.

Deliu-Kodra në postin e ri e zëvendëson Bekim Çollakun, i cili dha dorëheqje nga kreu i kësaj ministrie dhe më pas iu bashkua kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, si këshilltar i lartë.