Blerja e parë e Real Madridit në dimër

Exequiel Palacios do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar dimëror, teksa një marrëveshje është arritur mes River Plate dhe mesfushorin – ndërsa, marrëveshja do të zyrtarizohet pas finales së Copa Libertadores.

Edhe pse ende s’janë vënë nënshkrimet, Palacios do të nënshkruajë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2024.

20-vjeçari ka qenë duke luajtur në Argjentinë që prej moshës 17-vjeçare, por ende nuk i ka kompletuar 50 paraqitje. Ai gjtihashtu ka debutuar edhe për Kombëtaren, dhe tani cilësohet lojtari kryesor i Riverit, transmeton IndeksOnline.

Te Real Madridi janë të impresionuar me potencialin e sulmuesit, i cili do t’i kushtojë Realit 20 milionë euro. Riveri ka dashur ta vonojë shitjen e tij, por tani Reali nuk do të presë më shumë.

Pas shumë hutimeve, një telefonatë nga drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno drejt presidentit të klubit argjentinas e ka zgjedhur situatën duke e mbyllur marrëveshjen.

Është e mundur që Palacios do të jetë kundërshtar i Rela Madridit në Kupën e Botës për klube, por së pari, duhet ta fitojë Copa Libertadores me Riverin.