Blerina Kllokoqi-Rugova dikur e bëri Thaçin lepurosh, ai sot e dekoroi dhe më pas e fshiu postimin (FOTO)

Blerina Kllokoqi-Rugova, dizenjatorja kosovare, por edhe reja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova kishte zgjedhur që vitin 2018 t’ua uronte ndjekësve të saj në mënyrë tjetër.

Ajo në profilin e saj në Snapchat kishte publikuar një fotografi ku shihej fytyra e Hashim Thaçit në trupin e një lepuroshi, njofton Klan Kosova.

Reja e Ibrahim Rugovës e bën Hashim Thaçin lepurush të Vitit të Ri (FOTO)

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar sot atë me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e artit.

Dy orë më pas Thaçi e ka shlyer nga Facebook-u njoftimin për dekorimin disenjatores, pa e bërë të ditur arsyen, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE