Biznesmeni dhe ish-ushtaraku i arratisur nga Egjipti: dilni në rrugë kundër diktaturës

Një biznesmen dhe aktor egjiptian që kishte postuar një seri videosh këtë muaj duke akuzuar Presidentin Abdel Fattah el-Sisi për korrupsion, u ka bërë thirrje njerëzve të dilnin në rrugë të premten për të protestuar kundër udhëheqësit.

Mohamed Ali, i cili punoi si kontraktues ushtarak për 15 vjet dhe tani jeton në Spanjë në azil, kishte akuzuar el-Sisi për harxhimin e miliona dollarëve të parave publike në pallate, vila dhe hotele. El-Sisi i ka mohuar pretendimet dhe tha se ato përbëjnë shpifje.

“Nëse el-Sisi nuk e njofton dorëheqjen e tij deri të enjten, atëherë populli egjiptian do të dalë në shesh të Premten,” tha Ali në një video të postuar të martën.

“Koha jote ka mbaruar,” tha Ali, duke iu drejtuar el-Sisi. “Takimi juaj e fundit me popullin e Egjiptit do të jetë të premten”.

Ai gjithashtu kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë si dhe oficerëve të ushtrisë dhe policisë të arrestuar për kundërshtimin e presidentit.

“Të Premten në orën 7 të mëngjesit (17:00 GMT), muslimanët, të krishterët, liberalët, anëtarët e Vëllazërisë Myslimane, sekularistët dhe të gjithë nga të gjitha sferat e jetës do të dalin për të protestuar, dhe ata do të kërcejnë, do të këndojnë, do të ju bien burive të makinave do të kërkojnë llogari”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje forcave të sigurisë të mos përballen me protestuesit dhe në vend të kësaj t’i mbrojnë ata.

Që kur el-Sisi erdhi në pushtet në 2014, shkalla e varfërisë është rritur. Sipas statistikave zyrtare, të lëshuara deri në korrik, një në tre egjiptian po jeton në varfëri. /Mesazhi/