Bilbao shënon fitore të rëndësishme për mbijetesë

Futbollistët e Athletic Bilbao arritën të arkëtojnë tri pikë shumë të rëndësishme në betejën e tyre për mbijetesë në ligën më të mirë të futbollit në Spanjë. “Preja” e ekipit nga Bilbao ishte Sevilla, e cila ishte e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit të La Ligës, që është seria më e mirë e skuadrës nën udhëheqjen e menaxherit aktual Pablo Machin, transmeton KosovaPress. Golat e fitores për ekipin vendës i shënoi Williams në minutat 23 dhe 84. Pas kësaj humbje, Sevilla mbetet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Athletic Bilbao ngjitet në vendin e 16 me 22 pikë.