Bie vlera e Paul Pogbës, Reali mund të përfitojë

Real Madridi po mendon që të rifreskojë radhët e veta me lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të verës.

Eliminimi i Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, ka bërë që Paul Pogbas t’i bie vlera në tregon e transferimeve.

Futbollisti 26 vjeçar mund të mbetet pa paraqitje në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, e cila gjë do t’ia lehtësonte punën në blerje Real Madridit.

Francezi është lojtari i tretë më i paguar në Ligën Premier dhe i dyti në United, pas Alexis Sanchez, sipas Spotrac.

Kampioni botëror me Francën ka pagë vjetore prej 17.3 milionë eurove, por në rast mos kualifikimit në ligën elitare evropiane për klube, do të thotë ulje të rrogës në vlerë prej 25 për qind, gjegjësisht në 13 milionë euro.

Pogba, sipas Transfermarkt, vlerësohet të kushton hiq më pak se 90 milionë euro, por kjo do të pësoj rënie pas eliminimit të Djajve të Kuq nga Barcelona. Anglezëve lojtari u kishte kushtuar 105 milionë euro, të cilat i kanë takuar Juventusit.

Megjithatë, United e ka ndërmend të zgjasë kontratën e mesfushorit edhe për tri sezonet e tjera (deri në qershor të vitit 2024), me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Ndryshe, Djajtë e kuq konkurrojnë për vendin e tretë dhe të katërt së bashku me Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Chelsea. United aktualisht zë pozitën e gjashtë me 64 pikë, tre më pak se Tottenhami i vendit të tretë.